Aktualitet

Kthyen banesën në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari dhe greku

Siç raportohet arrestimet e tyre u kryen pas një hetimi në bazë të informacionit në lidhje me veprimtarinë e individëve që vepronin në kultivimin e marijuanës dhe trafikimin e sasive të prodhuara në zonën e gjerë të qendrës së Athinës.

19 Tetor 2024, 14:08 Nga E. D
Kthyen banesën në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari
droga e sekuestruar

ATHINË- Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Greqi. Mësohet se të dy së bashku kishin ngritur një biznes të kultivimit të drogës në Kipseli të Athinës. Siç raportohet arrestimet e tyre u kryen pas një hetimi në bazë të informacionit në lidhje me veprimtarinë e individëve që vepronin në kultivimin e marijuanës dhe trafikimin e sasive të prodhuara në zonën e gjerë të qendrës së Athinës.

Gjithashtu nga hetimi i policisë në një shtëpi në zonën e Kipselit u gjet një laborator i pajisur plotësisht për kultivimin e fidanëve të kanabisit me metodën hidroponike, ndërsa u gjet edhe një sasi marijuane. Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të plota laboratorike të kanabisit hidroponik, 27 fidanë marijuane, 102 gram marijuanë e papërpunuar, 3 gram kokainë, shuma prej 100 euro dhe 3 celularë.

policia greke

Sondazh

Poll