Aktualitet

Aksident në Fier, motori përplaset me biçikletën, dy të lënduar në spital

Mësohet se një motor është përplasur me një biçikletë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve.

19 Tetor 2024, 12:04 Nga M.B
Aksident në Fier, motori përplaset me biçikletën, dy
Foto ilustruese

FIER- Një aksident është regjistruar sot në qytetin e Fierit në rrugën ‘Shenjt Leonardo Murialdo’ në unazën lindore të qytetit. Mësohet se një motor është përplasur me një biçikletë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll