Aktualitet

Policia aksion dhe Lezhë/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 200 kilogramë kanabis (EMRAT)

Mësohet se në kuadër të operacionit “Procesi” në fshatin Shtuf Mirditë u arrestuan: Pjetër Çurgu, Artur Moli,  Preng Moli dhe Mark Moli, të cilët kishin përshtatur ambient për tharje dhe përpunim të kanabisit në fshatin Shtuf, Mirditë.

19 Tetor 2024, 13:02 Nga E. D
Policia aksion dhe Lezhë/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 200
fotot ilustruese

SHKODËR- Pesë persona janë arrestuar në Lezhë, pasi kishin përshtatur banesën dhe stallën e bagëtive për tharjen e kanabisit. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 200 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis. Sekuestrimi i kanabisit u zhvillua në kuadër të operacioneve policore të koduara “Procesi”dhe “Furia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit në Lezhë dhe Mirditë.

Mësohet se në kuadër të operacionit “Procesi” në fshatin Shtuf Mirditë u arrestuan: Pjetër Çurgu, Artur Moli,  Preng Moli dhe Mark Moli, të cilët kishin përshtatur ambient për tharje dhe përpunim të kanabisit në fshatin Shtuf, Mirditë. Ndërsa në kuadër të operacionit “Furia” në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë 24 orëve të fundit u finalizuan në Mirditë dhe Lezhë  dy operacione të koduara“Procesi”dhe “Furia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohet 200 kilogramë kanabis

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme  në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, bazuar dhe në informacionet marra në rrugë operative se në fshatin Shtuf, Mirditë dhe në fshatin Gjobardhaj, Lezhë, disa persona kishin përshtatur magazinat për tharje  dhe përpunim të kanabisit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Lezhë , organizuan dhe finalizuan dy operacione policore.

Në kuadër të operacionit “Procesi” në fshatin Shtuf, njësia administrative Kaçinarë, Mirditë, pasi gjatë kontrollit në një banesë të pabanuar  u gjetën qindra bimë  në proces tharje  me peshë totale 108 kilogramë kanabis. Në vijim të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

27 vjeç, 39 vjeç, 71 vjeç, dhe 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, Kaçinar, Mirditë, të dyshuar si autorë të  kultivimit dhe prodhimit të kanabisit që u gjet në proces tharjeje.

2-Ndërsa në kuadër të operacionit “Furia” në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 46 vjeç, banues në Shkodër. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto dy raste të veprimtraisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

pjetër Çurgu artur moli preng moli mark moli

Sondazh

Poll