Aktualitet

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet 57-vjeçari në Durrës

Mësohet se 57-vjeçari me iniciale I.B akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. 

19 Tetor 2024, 11:59 Nga E. D
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet 57-vjeçari
fotot ilustruese

DURRË- Një 57-vjeçar është arrestuar në Durrër. Mësohet se 57-vjeçari me iniciale I.B akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 57 vjeç, banues në Qerret Durrës, pasi ka goditur me grusht bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll