Aktualitet

Tentoi të qëllonte me thikë adoleshentin, arrestohet 27-vjeçari në Këlcyrë

Bëhet me dije se uniformat blu kanë sekuestruar mjetin prerës në cilësinë e provës materiale.

19 Tetor 2024, 13:21 Nga ZH.LL
Tentoi të qëllonte me thikë adoleshentin, arrestohet
foto ilustruese

KËLCYRË- Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari A. M, ka tentuar të qëllojë me thikë një 17 vjeçar gjatë një konflikti të çastit. Bëhet me dije se uniformat blu kanë sekuestruar mjetin prerës në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Stacioni i Policisë Këlcyrë arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Bënjë, Përmet, pasi më datë 17.10.2024, në një lokal, në Këlcyrë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta 27-vjeçari ka tentuar të qëlloi me mjet prerës (thikë) një 17-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

kelcyre sherr me thika arrest nga policia

Sondazh

Poll