Aktualitet

U kap duke transportuar 82 kg kanabis me taksi, arrestohet shqiptari në Greqi, 54-vjeçari prej 6 vitesh në arrati

Siç raportohet në 2018 shqiptari abuzoi me lejen që autoritetet i kishin dhënë për t’u liruar për disa ditë me kusht rikthimi, por që ai nuk u rikthye kurrë në qeli.

19 Tetor 2024, 12:06 Nga E. D
U kap duke transportuar 82 kg kanabis me taksi, arrestohet shqiptari në
droga

GREQI- Një shqiptar është arrrestuar në Igumenicë nga autoritetet e Greqisë. Mësohet se 54-vjeçari shqiptar ishte prej gjashtë vitesh në arrati, pasi ishte arratisur nga burgu i Janinës. 

Siç raportohet në 2018 shqiptari abuzoi me lejen që autoritetet i kishin dhënë për t’u liruar për disa ditë me kusht rikthimi, por që ai nuk u rikthye kurrë në qeli. Ndërkohë ditën e djeshme 54-vjeçari u arrestua nga efektivët e policisë, teksa po transportonte 81 kg e 704 gramë lëndë narkotike kanabis përmes një taksie.

Protothema.gr, shkruan se taksia me qendër në Loutsa të Atikës në të cilën udhëtonte shqiptari u pa duke lëvizur në rrugën Egnatia dhe u ndalua nga oficerët e policisë së Antidrogës të Igumenicës dhe Kufirit Filiaton. Gjithashtu reparti i rojes dhe qentë që kishin me vete nuk e patën të vështirë të gjenin 72 pakot me kanabis të papërpunuar me peshë totale 81 kilogramë e 704 gramë që ishin ngarkuar në të.

Shoferi grek dhe shqiptari u arrestuan, ndërsa u sekuestrua taksia dhe shuma totale prej 4370 euro që u gjetën në automjet. Objeketet e sekuestruara u dërguan në Prokurorinë e Protodikit Thesproti të akuzuar për posedim, transport dhe trafik droge. Pas dëshmise  54-vjeçari shqiptar i akuzuar për arratisje do të rikthehet në burg ku vuante dënimin për trafik droge. 

policia greke

Sondazh

Poll