Aktualitet

Tentoi të përdhunonte një 75-vjeçare, arrestohet 62-vjeçari në Ersekë

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A. P., ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë.

19 Tetor 2024, 13:08 Nga ZH.LL
Tentoi të përdhunonte një 75-vjeçare, arrestohet
foto ilustruese

ERSEKË- Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një të moshuar në fshatin Psar, Ersekë. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A. P., ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banues në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

erseke kolonje arrest nga policia

Sondazh

Poll