Aktualitet

U kap në fermë kanabisi, dënohet me nëntë muaj burg 47-vjeçari në Angli (EMËR+FOTO)

Gjatë kontrollit në shtëpitë ngjitur në rrugën Whitehall dhe Prince Consort Road, në Gateshead, pasditen e 23 shkurtit të këtij viti policia gjeti sasi të mëdha droge në të dy pronat, të cilat kishin akses me njëra-tjetrën nga brenda.

19 Tetor 2024, 13:52 Nga E. D
U kap në fermë kanabisi, dënohet me nëntë muaj burg
Agron Kraja

ANGLI- Një shqiptar është dënuar me nëntë muaj burg në Angli, pasi e kishte kthyer dy pronat e tij në një fermë kanabisi. Gjatë kontrollit në shtëpitë ngjitur në rrugën Whitehall dhe Prince Consort Road, në Gateshead, pasditen e 23 shkurtit të këtij viti policia gjeti sasi të mëdha droge në të dy pronat, të cilat kishin akses me njëra-tjetrën nga brenda.

Siç raportohet dhjetë dhoma ishin shndërruar në zona për kultivimin e kanabisit dhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar. Agron Kraja 47-vjeç u gjet në shtëpinë në Whitehall Road dhe kishte një çelës të derës së përparme dhe një video të fermës së kanabisit në një nga telefonat që iu gjet.

"Një total prej 415 bimësh u zbuluan, me një rendiment të mundshëm prej 34 kilogramësh, që do të kishte vlerë midis 102,000 dhe 170,000 £, tha gjykata.

agron kraja

Sondazh

Poll