Aktualitet

Abuzoi me tendera rrugësh, arrestohet në Gramsh 41-vjeçari

Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se i arrestuari me inicialet A. Rr., është dënuar me 6 muaj burgim.

19 Tetor 2024, 12:41 Nga ZH.LL
Abuzoi me tendera rrugësh, arrestohet në Gramsh 41-vjeçari
foto ilustruese

GRAMSH- Një 41-vjeçar i shpallur në i kërkim nga GJKKO për veprën penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike", ka rënë në prangat e policisë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se i arrestuari me inicialet A. Rr., është dënuar me 6 muaj burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ndalimin e shtetasit A. Rr., 41 vjeç, banues në Gramsh.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme

gramsh gjkko arrest me burg

Sondazh

Poll