Aktualitet

Aksidenti me 4 të plagosur në Borsh, arrestohet drejtuesi i mjetit

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur shtetas austriakë që udhëtonin me të në automjet.

19 Tetor 2024, 11:26 Nga E. D
Aksidenti me 4 të plagosur në Borsh, arrestohet drejtuesi i mjetit
pamje nga aksidenti

BORSH- Policia ka arrestuar 71-vjeçarin Astrit Shukullari, pasi dy ditë më parë automjeti tip “Benz”, që ai drejtonete doli nga rruga dhe ra në oborrin e një banese ku si pasojë u lënduan 4 pasagjerët. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur shtetas austriakë që udhëtonin me të në automjet.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 17.10.2024, në Borsh, arrestoi shtetasin 71 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë janë lënduar 4 pasagjerët që udhëtonin me të në automjet. 

astrit shukullari

Sondazh

Poll