Aktualitet

Pastronte paratë e bandës “Çopja”, njoftohet zyrtarisht arrestimi në Itali i Klajdi Merkajt

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

19 Tetor 2024, 11:16 Nga E. D
Pastronte paratë e bandës “Çopja”, njoftohet
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet kanë njoftuar zyrtarisht arrestimin e 35-vjeçarit Klajdi Merkaj në Itali disa ditë më parë, i akuzuar nga SPAK se pastronte paratë e bandës “Çopja”. Merkaj ndërkohë pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Policia thotë se si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara për vendndodhjen e të kërkuarit për llogari të SPAK dhe shkëmbimit të këtij informacioni me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri 35-vjeçarin. Ndaj tij, GJKKO ka catuar më 29 korrik masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Klajdi Merkaj,, 35 vjeç.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më datë 29.07.2024, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e shtetasit Klajdi Merkaj, në Shqipëri.

 

Vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, i pari i ekstraduar në Belgjikë dhe i dyti në Dubai, akuzohen se kanë urdhëruar dhe financuar 6 vrasje familjarë të kundërshtarit të tyre të përbetuar Erjon Alibej i njohur si Krymi, si dhe kanë planifikuar dhjetëra atentate të tjera.

Përplasja mes Çopjave dhe Alibejve, nisi për shkak të prishjes së pazareve në trafikun e kokainës. Klani kriminal Çopja dyshohet se zotëron pasuri miliona euro, një pjesë e të cilave janë sekuestruar. 

klajdi merkaj

Sondazh

Poll