Aktualitet

Detaje nga përplasja me armë në Belgjikë, zbardhen emrat e shqiptarëve të përfshirë

Gjithashtu pesë të arrestuarve të cilët akuzohen për tentativë vrasje u është gjetur edhe kokainë. 

19 Tetor 2024, 11:05 Nga E. D
Detaje nga përplasja me armë në Belgjikë, zbardhen emrat e
pamje nga vendngjarja

BELGJIKË- Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë në Antwerp, ku mbetën të plagosur tre persona. Mësohet se të pesë personat e përfshirë në të shtënat e së mërkurës pranë Meir janë arrestuar, mes tëre edhe dy shqiptarët. Gjithashtu pesë të arrestuarve të cilët akuzohen për tentativë vrasje u është gjetur edhe kokainë. 

Siç raportohet tre të plagosurit e përfshirë të cilët u shtruan në spitalin Cadix të mërkurën me plagë me armë zjarri u arrestuan nga gjyqtari hetues. Të tre janë 38-vjeçari Salvatore P. nga Ganshoren dhe 23-vjeçari Sergeyevich AD nga Boom EG dhe 32-vjeçari shqiptar Eno G. pa adresë në Belgjikë.

Dy burra, që nuk ishin plagosur nga të shtënat me armë në banesën në rrugën Jesus, u arrestuan të enjten. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin shqiptar Findi X., pa adresë në Belgjikë dhe 29-vjeçarin Ardak G. nga Brukseli. Megjithatë ende nuk dihet qëllimi i takimit mes dy shqiptarëve dhe grupit të të dyshuarve të Brukselit. 

policia belge eno g findi x

Sondazh

Poll