Aktualitet

Shpërndante doza kokaine, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje.

19 Tetor 2024, 10:50 Nga E. D
Shpërndante doza kokaine, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë
pamje nga arrestimi

VLORË- Një 29-vjeçar është arrestuar, pasi dyshoshet se shpërndante doza kokaine, në Vlorë. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Policia njoftoi se pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores

Sondazh

Poll