Politike

Njëri hodhi lëndë të lëngshme dhe tjetri bllokoi foltoren/ Përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi Elda Hoti dhe Petrit Doda

Kjo masë jepet një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvendin e Shqipërisë. 

18 Tetor 2024, 17:45 Nga E. D

Njëri hodhi lëndë të lëngshme dhe tjetri bllokoi

TIRANË- Sekretariati i Etikes ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi për deputetet e PD Elda Hoti dhe Petrit Doda. Gjithashtu përjashtimi i tyre me 10 ditë erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo masë jepet një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvendin e Shqipërisë. 

Deputetja Elda Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, ku u dyshua se ishte benzinë, por ajo tha se ishte aromatizues. Dhe pas përfundimit të seancës, ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme.

Ndërsa deputetit Petrit Doda bllokoi foltoren duke përdorur objekte të sallës plenare, konkretisht me karrige, me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës.

elda hoti petrit doda

Sondazh

Poll