Politike

Përgjimet e SKY ECC/ Berisha: Prandaj Altin Dumani urdhëroi rrëmbimin e Elton Qynos

Berisha theksoi se përgjimet tregojnë qartë emrat e përmendur ku janë të përfshirë: Altin Dumani, Taulant Balla, Olsi Rama dhe Fatmir Xhafaj, etj.

18 Tetor 2024, 14:04 Nga ZH.LL
Përgjimet e SKY ECC/ Berisha: Prandaj Altin Dumani urdhëroi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar përgjimet e SKY ECC ku sipas tij aty ka çopëza të vërteta që lidhin Kryeministrin Rama me bandat. Berisha theksoi se përgjimet tregojnë qartë emrat e përmendur ku janë të përfshirë: Altin Dumani, Taulant Balla, Olsi Rama dhe Fatmir Xhafaj, etj.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi edhe një herë objektivin kryesor të PD-së siç është krijimi i Komisionit të të Vërtetës. Berisha i bëri thirrje opinionit ta mbështesë këtë nismë pasi sipas tij krijimi i këtij komisioni është një detyrim madhor para qytetarëve shqiptarë.

"Pra, krahas votës së lirë, detyrë kryesore tjetër, objektiv kryesor tjetër i PD është krijimi i Komisionit të të Vërtetës. Çopëza nga këto të vërteta kanë rrjedhur dhe ato janë të lemerishme. Ato tregojnë se Edi Rama është i lidhur edhe në krime të shëmtuara me bandat. Çilido që lexoi statusin e gazetarit guximtar Elton Qyno, kuptoi se pse banditi Altin Dumani urdhëroi rrëmbimin e tij në mes të rrugës. Sepse Qyno në regjistrimet që dispononte, kishte emrin e padronit të banditit Dumani, emrin e Edi Ramës.

Kjo vetëm në një aspekt. Për të tjera iu lakua emrin në Belgjikë Edi Ramës, që ia nxori televizioni belg. Taulant Balla është omniprezent në veprimtarinë e bandës së Elbasanit, e bandës së Shkodrës, e bandave të Fushë Krujës, është omniprezent në veprimtarinë e të gjitha bandave. Bandat emëruan ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e përgjithshëm të poliçisë. Ju keni konstatuar se ka dy vite që nuk kapet një kg kokainë në portin e Durrësit se ai tani është biznes shtetëror.

Disponohen dokumente të pakundërshtueshme, zyrtare që ata të çiklët iu paraqitën publikut shqiptar si heronjtë e fëmijëve tanë, janë monstrat e fëmijëve tanë dhe qytetarëve shqiptarë. Ky komision është i një rëndësie fondamentale për ndarjen e politikës nga krimi në Shqipëri. PD qëndron e vendosur dhe kërkon mbështetjen e opinionit publik me bindjen më të thellë se pa nxjerrë para opinionit të vërtetat e këtyre lidhjeve me krimin, të Edi Ramës, po jo më pak të Olsi Ramës, Taulant Ballës, por natyrisht Fatmir Xhafës, Gjiknur e me radhë. Po së fundmi edhe Spirogjoka nuk del e pafajshme, jo.

Nuk ishte rastësi që shkoi në Shkodër dhe Edi Rama i mësoi asaj pikërisht atë që një grua nuk duhej ta thoshte kurrë. U shndërrua në ndrikull dhe adaptoi atë fjalor që e mban mend sot mbarë Shqipëria. Ndaj dhe njëherë i bëj thirrje opinionit të mbështesë këtë nismë, me të çilën ne do bëjmë gjithçka për të rritur ndjeshmërinë në Shqipëri dhe botë. Krijimi i këtij komisioni është një detyrim madhor para qytetarëve shqiptarë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll