Politike

"Komisioni i Shëndetësisë është marrë peng'/ Meta: Vjedhje të frikshme dhe kriminale, hetimet thjesht një alibi

Meta shtoi se Komisionet e Shëndetësisë janë marrë peng nga qeverisa dhe se hetimet që po bëhen janë thjesht alibi për “Rilindjen” e Ramës.

18 Tetor 2024, 14:40 Nga I.A
"Komisioni i Shëndetësisë është marrë
Ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur foli për ekonominë e varfëruar të Shqipërisë dhe politikbërjen në vendin tonë. Në një konferencë për mediat, Meta tha se shëndetësia është një nga sektorët më të korruptuar dhe se për pasojë kjo rëndon xhepin e qytetarëve. Meta shtoi se Komisionet e Shëndetësisë janë marrë peng nga qeverisa dhe se hetimet që po bëhen janë thjesht alibi për “Rilindjen” e Ramës.

"Nuk ka ngel gjë pa u marr peng, një nga premtimet më kriminale dhe mashtruse të rilindjes dhe Ramës është që shëndetësia është falas…të gjithë e dinë se ç’kosto marramendëse paguajnë shqiptarët …ua rriti 4 mijë lek pensionin, por nga ana tjetër i ka hequr nga lista ilaçe të rimbursueshme…ky komision hetimor nuk ka si të mos merret peng…vjedhjet për sa i takon sterilizimit dhe PPP të tjera janë të frikshme…hetimet janë thjesht alibi,, ritmet e korrupsionit marramendëse dhe kriminale sepse kushtojnë jetë njerëzish, mjafton të kujtojmë kohën e Covidit," tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll