Politike

Meta: Kanosja e deputetëve me armë, akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor

Meta tha se kërcënimet me armë zjarri ndaj deputetëve tregon rënien e shtetit ligjor

18 Tetor 2024, 14:43 Nga I.A
Meta: Kanosja e deputetëve me armë, akt i rëndë që
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përplasjen e opozitës me policinë e shtetit një ditë më parë në ambientet e Kuvendit. Në konferencë për mediat, Meta tha se kërcënimet me armë zjarri ndaj deputetëve tregon rënien e shtetit ligjor.

“Kërcënimi me armë zjarri, kanosja me jetë dhe dhuna brenda ambienteve të Kuvendit ndaj deputetëve të opozitës, është akt i rëndë që tregon jo vetëm ikriminimin e këtyre strukturave, por rënien e shtetit ligjor. Deputeti ka imuniteti dhe nuk i afrohet as prokurori pa lejen e gjykatës për ta arrestuar, ndërkohë policia para kamerave dhunojnë dhe kanosin deputetin me armë. Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve në Kuvend, e vetmja alternativë mbetet përballja dhembe për dhëmbë deri në përmbysje të këtij regjimi”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll