Politike

Miratohen rregullat për votën e emigrantëve, KQZ letër partive politike: Votimi realizohet vetëm me postë ekspres, koha për dërgimin e fletëve është 45 ditë

Në rregullat e listuara lidhur me aplikimin e diasporës për të votuar thuhet se afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.

18 Tetor 2024, 13:36 Nga r.ll
Miratohen rregullat për votën e emigrantëve, KQZ letër
ilirjan celibashi

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor u miratuan me 5 vota pro rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë dhe listat e zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, iu adresua partive politike përmes një letre, në të cilën thotë se votimi i emigrantëve duhet të realizohet vetëm me postë ekspres.

Celibashi thekson se të giithë ofruesit e shërbimit postar ndërkufitar bënë me dije se koha që partitë duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shqipëria, ne adresat përkatëse të te votuesve jashtë vendit është 45 ditë.

Miratohen rregullat për votën e emigrantëve, KQZ letër

Në rregullat e listuara lidhur me aplikimin e diasporës për të votuar thuhet se afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date. Kjo kërkesë do të kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, referuar si “PER” e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. PER është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin dhe kjo platformë mund të shkakrkohet në versionin desktop, ashtu edhe në atë mobile pa qenë i kushtëzuar nga lloji i pajisjes elektronike që do të përdorë.

kqz vota e diaspores

Sondazh

Poll