18 Tetor 2024, 17:34
Nga M.B
Giorgia Meloni dhe Elly Schlein
ITALIA- Kryetarja e Partisë Demokratike (PD) të opozitës së qendrës së majtë, në Itali, Elly Schlein tha sot se dy qendrat e emigrantëve të ngritura nga Italia në Shqipëri që kushtojnë rreth 800 milionë euro, po shkaktojnë dëme financiare në arkën e shtetit. Ajo mohoi gjithashtu pretendimin e kryeministres italiane Giorgia Meloni, se skema e emigrantëve Itali-Shqipëri mund të rezultojë të jetë një model që të tjerët ta imitojnë.
“Turp! Larg të qenit model! Marrëveshja e bërë me Shqipërinë është një marrëveshje e paligjshme, një marrëveshje që shkel të drejtën ndërkombëtare. Falënderoj parlamentarët (të majtë) që dje shkuan në qendër (për të protestuar). I gjithë mekanizmi nuk është i qëndrueshëm. Janë 800 milionë euro të shpërdoruara që mund të ishin përdorur për shëndetësinë. Kjo po i shkakton dëm financiar shtetit", tha Schlein.
Gjykata e Romës ka rrëzuar sot veprimtarinë e deri tanishme të ardhur si rezultat nga marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se është vendosur që 12 emigrantët e mbetur në Shqipëri, të ardhur nga grupi i parë i përbër prej 16 personash, duhet të kthehen në Itali. 12 emigrantët duhet të kthehen sa më parë në Itali, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.
Ky vendim i Gjykatës së Romës bazohet në një vendim të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta. Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali.
Anija “Libra” e marinës italiane zbarkoi në brigjet shqiptare, në Shëngjin, mëngjesin e 16 tetorit ku solli kontigjentin e parë të emigrantëve të përbërë prej 16 personash, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, sipas marrëveshjes së firmosur me Italinë. Emigrantët në fjalë u kapën në det nga autoritetet italiane më 13 tetor. Ata iu nështruan kontrolleve në Shëngjin dhe më pas janë dërguar në kampin në Gjadër, një fshat i vogël rreth 15 minuta me makinë larg, ku janë akomoduar derisa janë përpunuar dokumentacionet e tyre.
elly schlein
Politike
18 Tetor 2024, 17:05
M.B
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama
TIRANA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, javën e ardhshme do të zhvillojë viz...
Politike
18 Tetor 2024, 15:02
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Në kantierin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, janë drejt përmbylljes pu...
Politike
18 Tetor 2024, 14:43
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar përplasjen e opozitës me policinë e shtetit një ...
Politike
18 Tetor 2024, 14:40
I.A
Ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur foli për ekonominë e varfëruar të Shqipëris&eum...
Politike
18 Tetor 2024, 14:08
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrari Sali Berisha ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut e cila i legjitimoi dje pë...
Politike
18 Tetor 2024, 14:15
N.F
Jorgo Goro
TIRANË- Është shtyrë për datën 1 nëntor seanca paraprake në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Him...
Politike
18 Tetor 2024, 14:04
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar përgjimet e SKY ECC ku sipas tij aty ka çopëza të vërteta...
Politike
18 Tetor 2024, 13:23
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çështjen "Partizani" për të ...
Politike
18 Tetor 2024, 13:36
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor u miratuan me 5 vota pro rregullat për regjistrimin e vo...
Politike
18 Tetor 2024, 13:17
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për mediat ka folur lidhur me protestën e djeshm...