18 Tetor 2024, 13:23
Nga ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çështjen "Partizani" për të sqaruar sipas tij një nga akuzat që i është ngritur. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se edhe pse sot është aty për të folur për çështje të tjera, e pa të nevojshme të sqaronte aktpadinë ndaj tij.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët duke theksuar se ndaj tij janë kryer mashtrime të shumta, teksa përmendi anulimin e vendimit për letrat me vlerë 7 muaj pasi i firmosi. Në lidhje me këtë, Berisha tha se megjithëse janë paditur nga avokatët e tij nuk u hap asnjë çështje penale, kjo sipas tij është antikushtetuese dhe antiligjore.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Meqenëse e hape këtë çështje, megjithëse sot jam për çështje të tjera, më duhet të bëj një sqarim lidhur me këtë çështje. Në fletërrufenë aktpadi ndaj meje, mashtruesit publikë Dumani i pyetjes 1 milion euro dhe tre shtëpive me rrogë shteti, Kraja i vilave dhe i të shkuarës xhelat i Sigurimit të Shtetit, simotra biologjike, ndrikulla e bandave Mellonai, mashtruan, një nga mashtrimet e shumta, se Sali Berisha, siç u kujtohet, vendimin për letrat me vlerë e anuloi pas 7 muajsh pasi e firmosi. Për ta lidhur këtë sikur gjoja ky vendim që kishte dalë 1 muaj pasi familjet pronare të klubit Partizani kishin paguar mbi 90 përqind të të gjithë shumës, por për ta lidhur këtë, mashtruan publikun e thanë se ky pasi përfundoi problemi i klubit Partizani, anuloi vendimin.
E vërteta është se 7 muaj pas këtij vendimi, për sa i përket pronarëve, përdorimit të letrave me vlerë nga pronarët për të blerë, parablerë objekte të ndërtuara në pronat e tyre, nuk lëvizi asnjë germë. Mashtruan, për të mos përdorur atë term që meritojnë. Përkundrazi, ajo pikë e vendimit u la siç ishte, u ndryshua vetëm një pikë e vendimit, e cila përjashtonte përdorimin në ankand të letrave me vlerë për të tjerët.
Meqenëse ata kishin shpifur dhe mashtruar publikisht, u paditën nga avoketërit e mi, por padia Skrapi i partisë refuzoi të hapë çështje penale për skrapistët mercenarë të partisë. Së dyti, ju jeni gazetarë dhe unë u bëj thirrje të bëni një kontroll të seancës kur mercenarët e Skrapit u paraqitën në komisionin e mandateve, kur ata deklaruan se kishin ardhur pa dosje, deklaruan se jemi këtu për zëvendësimin e masave të sigurisë, pasi Berisha nuk zbatoi masat e para.
Unë nuk i zbatova se ishin antikushtetuese, antiligjore. Kurse tani të zënë ngushtë se kanë shkelur ligjin, deklarojnë se nuk shkuam vetëm për këtë. Nuk shkuan për asnjë prej tyre, se regjistrimi është zyrtar, publik. Edhe për këtë, avoketërit gjykuan se duheshin paditur. Përsëri, skrapistët e hodhën poshtë, nuk hapën çështje penale. Tani vijmë tek pyetja direkte. Do të jenë avoketërit ata që do të vendosin mbi domosdoshmërinë e paraqitjes time në seancën gjyqësore, kjo paraprake mos gaboj.
sali berisha
Politike
18 Tetor 2024, 13:36
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor u miratuan me 5 vota pro rregullat për regjistrimin e vo...
Politike
18 Tetor 2024, 13:17
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për mediat ka folur lidhur me protestën e djeshm...
Politike
18 Tetor 2024, 13:20
N.F
Jurgis Çyrbja
TIRANË- KQZ i ka dhënë ditën e sotme mandatin e deputetit, Erjon Mekajt. Mekaj është zyr...
Politike
18 Tetor 2024, 13:06
r.ll
selia e pd
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar dy qarqet, Elbasan dhe Durrës, ndërsa u kërkoi një mendim edhe 10 p...
Politike
18 Tetor 2024, 12:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha po përdoret çdo mekanizëm që Gjykata Kushtetuese t&eu...
Politike
18 Tetor 2024, 12:56
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berish ka mbajtur fjalën e tij në një konferencë për gazetarët. Gj...
Politike
18 Tetor 2024, 12:41
I.A
Edi Rama dhe Alekandër Vuçiç
FRANCË- Media franceze i kanë kushtuar një artikull të përbashkët Presidenti...
Politike
18 Tetor 2024, 12:44
r.ll
fredi beleri, edi rama
TIRANË- Më 29 tetor, eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri bashkë me anëtarë...
Politike
18 Tetor 2024, 12:21
ZH.LL
Flojera Davidhi
TIRANË- Gjyqi ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha ka nisur me shkelje. Dy ditë më parë u hodh shorti dhe u p...
Politike
18 Tetor 2024, 11:58
ZH.LL
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se kushdo që ka lejuar futjen e forcave speciale...