Politike

Shtyhet më datë 1 nëntor seanca paraprake në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Jorgo Goro ishte vetë i pranishëm në seancën e kësaj të premte. SPAK mbylli hetimet për Goron në datë 22 shtator dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaçme për kalimin e dosjes për gjykim.

18 Tetor 2024, 14:15 Nga N.F
Shtyhet më datë 1 nëntor seanca paraprake në GJKKO për
Jorgo Goro

TIRANË- Është shtyrë për datën 1 nëntor seanca paraprake në GJKKO për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Mësohet se shkak i kësaj shtyrje është bërë prokura e një prej avokatëve që mbron një të pandehur që është në mungesë.

Për këtë arsye, trupa e gjykimit shtyu seancën me dy javë. Jorgo Goro ishte vetë i pranishëm në seancën e kësaj të premte. SPAK mbylli hetimet për Goron në datë 22 shtator dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaçme për kalimin e dosjes për gjykim.

Goro u arrestua me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit.

Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.Nën “arrest shtëpie” janë lënë ish-drejtori i ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka. Masat e sigurisë, u ekzekutuan këtë të shtunë për dy të fundit dhe Jorgo Goron, teksa ish-zyrtari i Bashkisë, Jerasimo Bashi dhe shtetasi Stavri Mëhilli u shpallën në kërkim

jorgo goro gjkko seance

Sondazh

Poll