Politike

Përgjimet e SKY ECC/ Berisha: Gjykata e Strasburgut dha dje një vendim historik

Gjatë konferencës më gazetarët, Berisha e cilësoi një vendim historik që shërben për të mirën e të gjithëve.

18 Tetor 2024, 14:08 Nga ZH.LL
Përgjimet e SKY ECC/ Berisha: Gjykata e Strasburgut dha dje një vendim
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrari Sali Berisha ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strasburgut e cila i legjitimoi dje përgjimet e SKY ECC. Gjatë konferencës më gazetarët, Berisha e cilësoi një vendim historik që shërben për të mirën e të gjithëve.

Berisha e komentoi këtë duke e lidhur me krimin e organizuar në Shqipëri që sipas tij, tashmë nuk është një problem vetëm shqiptar por ndërkombëtar. Më tej, Berisha u ndal sërish të krijimi i Komisionit të të Vërtetës për të cilin tha se do ta paraqesin kërkesën në Bruksel dhe Uashington.

"Do të jetë një nga kërkesat që do paraqesim në Bruksel, në Strasburg, në Kongresin e SHBA dhe Senatin e këtij vendi pas zgjedhjeve, në të gjitha parlamentet e Europës. Ne do bëjmë detyrën tonë, sepse krimi i organizuar shqiptar nuk është vetëm një problem shqiptar. Sepse telefonat e krimit, të përdorur nga bandat, nga 60 mijë në planet, 15 mijë ishin në duart e shqiptarëve, 8 mijë ishin brenda në Shqipëri, përqendrimin më të lartë në zyrën e Këshillit të Ministrave, 74 copë. Pra, nuk është vetëm një problem shqiptar, ky është një problem ndërkombëtar. Është çështje e vullnetit për t’u përballur dhëmb për dhëmb me mafien dhe për të triumfuar mbi të.

Kur të shihni ju se si përcaktoheshin në zyrat e Këshillit të Ministrave fituesit e tenderave dhe koncesioneve, do kuptoni se sa fiktive ishin garat. Fatmirësisht këto 1 milion fletë janë të sigurta në duart e atyre agjencive që i bënë një shërbim të jashtëzakonshëm betejës kundër krimit dhe Gjykatës së Strasburgut, e cila në një vendim historik... Gjykata e Strasburgut është gjykata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ajo gjykatë i legjitimoi 100 përqind ato dje," u shpreh Berisha.

sali berisha pergjimet sky ecc gjykata e strasburgut

Sondazh

Poll