Aktualitet

Telefonata paralajmëruese për bombë në Tiranë, alarmi rezulton i rremë

Pasi kanë përfunduar kontrollet në zonën ku ndodhet edhe ambasada e Ukrainës në vendin tonë, policia ka hequr shiritet dhe ka lejuar qarkullimin në zonë.

14 Tetor 2024, 17:18 Nga r.ll
Telefonata paralajmëruese për bombë në Tiranë, alarmi
pamje nga vendngjarja

TIRANË - Policia e Tiranës u alarmua sot nga një telefonatë e cila paralajmëronte për një bombë në rrugën “Ukraina e Lirë”, ku ndodhen disa seli diplomatike. 

Mësohet se pas verifikimeve të kryera nga autoritetet ka rezultuar se alarmi për bombë ka qenë fals.

Pasi kanë përfunduar kontrollet në zonën ku ndodhet edhe ambasada e Ukrainës në vendin tonë, policia ka hequr shiritet dhe ka lejuar qarkullimin në zonë. Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.

alarm per bombe ne tirane

Sondazh

Poll