Aktualitet

Vodhi dy dyqane në Korçë dhe kanosi me thikë shitësin, arrestohet 42-vjeçari në Korçë (EMRI)

Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka vjedhur shuma parash në 2 dyqane në Korçë. I arrestuari është identifikuar si Rudolf Laloti.

14 Tetor 2024, 15:56 Nga N.F
Vodhi dy dyqane në Korçë dhe kanosi me thikë
Foto ilustruese

KORÇË- Një 42-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Korçë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka vjedhur shuma parash në 2 dyqane në Korçë. I arrestuari është identifikuar si Rudolf Laloti.

Gjatë njërës nga vjedhjet Laloti kanosi me thikë shitësin. Vjedhja u regjistrua më datë 12 tetor. Ndërsa në mesnatën e mbrëmshme ai vodhi një shumë parash në një dyqan tjetër të Korçës në lagjen nr7. Policia arriti ta identifikonte dhe ta vinte në pranga 42 vjeçarin, teksa do hetohet nga prokuroria për vjedhje me dhunë.

vjedhje korce

Sondazh

Poll