Aktualitet

Erdhi në Shqipëri me qëllimin për të kaluar në Mal të Zi, 16-vjeçari afgan nën presion shfrytëzohej nga familja shkodrane

16-vjeçari kishte ardhur ne Shqipëri disa muaj më parë për të kaluar në Mal të Zi e me pas në vendet e Bashkimit Europian.

14 Tetor 2024, 16:05 Nga E. D

Erdhi në Shqipëri me qëllimin për të kaluar në Mal

SHKODËR- Një i ri afgan është shpëtuar nga polici, pasi ai po shfrytëzohej nga një familje shkodrane, të cilët kishin një servis. 16-vjeçari kishte ardhur ne Shqipëri disa muaj më parë për të kaluar në Mal të Zi e me pas në vendet e Bashkimit Europian. Por 16-vjeçaro nga mungesa e parave kishte vendosur të punojë në servisin e familjes Pashuku në Bërdicë të Shkodrës.

Gjithashtu i mituri pas dy muajave punë u ka kërkuar pronarëve të servisit se do të largohet por është kundërshtuar nga drejtuesit e servisit.  Po ata i kanë kërkuar me çdo kusht të riut që të qëndrojë edhe për disa kohë në servis dhe pastaj të largohet. Ndërkohë i mituri ka njoftuar familjen e tij dhe më pas, edhe policinë.

Më pas Policia e Shkodrës kanë ndërhyrë duke shpëtuar të miturin dhe kanë arrestuar njërin prej djemve të familjes Pashuku, Alehandron 18 vjeç që akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe kanë shpallur në kërkim djalin tjetër, Kristjan Pashukun për veprën penale “Trafikim i të miturve”. Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.

policia e shkodres

Sondazh

Poll