Aktualitet

Vëllai i ish-kreut të Gardës paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth një orë

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Sako është pyetur në cilësinë e personit në dijeni, por ende nuk dihet zyrtarisht rreth çështjes për të cilën po heton SPAK.

14 Tetor 2024, 16:03 Nga r.ll
Vëllai i ish-kreut të Gardës paraqitet në SPAK, merret
spak

TIRANË- Biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sakos, është paraqitur sot në SPAK. Sipas informacioneve, Sako ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme për rreth një orë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Sako është pyetur në cilësinë e personit në dijeni, por ende nuk dihet zyrtarisht rreth çështjes për të cilën po heton SPAK.

Artan Sako është lakuar shpesh për aktivitetin e tij, ku në të paktën dy procedime të mëparshme të SPAK, kompania që posedon rezulton se ka marrë pjesë në tendera publikë.

artan sako ne spak

Sondazh

Poll