Aktualitet

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës bën bilancin e një jave: Dy mijë gjoba dhe tre shoferë në pranga

Siç raportohet tre drejtues mjetesh janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

14 Tetor 2024, 15:54 Nga E. D
Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës bën bilancin e një
fotot ilustruese

VLORË- Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës ka publikuar bilancin e javës që lam pas në lidhje me monitorimin në të gjitha akset rrugore. Siç raportohet tre drejtues mjetesh janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur 1961 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës, e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun.  Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë javës që lamë pas:

Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Është pezulluar 1 leje drejtimi, për shkeljet rrugore “Rregullim i qarkullimit në qendrat e banuara”, “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor” dhe “Ndalimi i qendrimit dhe pushimit të mjeteve”, shkelje këto të filmuara dhe të publikuara në disa media. Janë vendosur 1961 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:

229 për parakalime të gabuara
122 për mosvendosjen e rripit të sigurimit 
48 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit 
93 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse
10 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit 
11 për mungesë dokumentesh 
134 për parkim të gabuar 
1314 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor 

Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore. Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryeni parakalime të gabuara dhe të moderoni shpejtësinë.

policia rrugore e vlorës dhe sarandës

Sondazh

Poll