Aktualitet

Nuk arrestoi një person që ishte në kërkim nga Interpoli, AMP ekzekuton urdhërin e ndalimit për një punonjës policie në Hanin e Hotit

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje.

14 Tetor 2024, 16:08 Nga r.ll
Nuk arrestoi një person që ishte në kërkim nga Interpoli,
foto ilustruese

SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit për një efektiv në pikën kufitare të Hanit të Hotit.  Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas AMP-së, punonjësi i policisë nuk ka arrestuar një shtetas malaez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi se ishte në kërkim nga Interpoli. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje.

NJOFTIMI I AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë), ka ekzekutuar urdhërin e ndalimit të punonjësit të policisë Inspektor P.Q., me detyrë Kontrollor pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Nuk arrestoi një person që ishte në kërkim nga Interpoli,

agjencia e mbikëqyrjes policore hani i hotit

Sondazh

Poll