Aktualitet

Akuzohet se pastroi 18.3 mln euro të Cosa Notras, Gjykata e Posaçme merr në pyetje 4 dëshmitarë për Rezart Taçin

Dëshmitari i pari ishte noteri Ermal Hamzaj, i cili ka hartuar prokurën e posaçme që u firmos në Palermo nga italiani Francesco Zummo, një nga bashkëpunëtorët në këtë skemë të dyshuar për pastrim parash. Sipas dëshmisë së Hamzajt, ai u kontaktua nga bashkëshortja e Rezart Taçit, Najada Taçi, për të hartuar prokurën dhe për të udhëtuar në Itali ku do të merrte nënshkrimin e Zummo-s.

14 Tetor 2024, 15:41 Nga N.F
Akuzohet se pastroi 18.3 mln euro të Cosa Notras, Gjykata e Posaçme
Rezart Taçi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë në pyetje 4 dëshmitarët e parë në procesin  ndaj biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet për pastrim parash në shumën prej 18.3 milionë eurosh, të dyshuara si të ardhura të organizatës mafioze italiane, Cosa Nostra.

Dëshmitari i pari ishte noteri Ermal Hamzaj, i cili ka hartuar prokurën e posaçme që u firmos në Palermo nga italiani Francesco Zummo, një nga bashkëpunëtorët në këtë skemë të dyshuar për pastrim parash. Sipas dëshmisë së Hamzajt, ai u kontaktua nga bashkëshortja e Rezart Taçit, Najada Taçi, për të hartuar prokurën dhe për të udhëtuar në Itali ku do të merrte nënshkrimin e Zummo-s.

Ai ka theksuar se komunikimi dhe pagesat për këtë shërbim janë kryer nga bashkëshortja e Taçit, ndërsa Zummo firmosi dokumentin për një periudhë të shkurtër kohore gjatë takimit në Itali. Dëshmitarët e tjerë ishin Denisa Domi, Emiljano Gjika dhe Elton Balliu, të cilet kanë deklaruar se me Tacin kishin patur mardhënie pune ndërsa me Francesco Zumon, e kishin dëgjuar përmes lajmeve në media. Seanca e radhës u la për në 31 tetor, për të vijuar me pyetjen e dëshmitarëve të tjerë.

rezart taçi gjykata e posaçme

Sondazh

Poll