Aktualitet

Plagosën me thikë një 19-vjeçar për para dhe cigare, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Itali

Të paktën ky është versioni që ata kanë dhënë në polici pas arrestimit. I riu është ndaluar nga dy shqiptarët mbrëmjen e së dielës, të cilët i kanë kërkuar hua kartën e shëndetit për të blerë një paketë cigare.

14 Tetor 2024, 17:15 Nga N.F
Plagosën me thikë një 19-vjeçar për para dhe cigare,
Foto ilustruese

ITALI- Dy 20 vjeçarë shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi sulmuan me thikë një 19 vjeçar në Rimini të Italisë. Sipas raportimeve, shqiptarët kanë sulmuar të riun për para dhe cigare.

Të paktën ky është versioni që ata kanë dhënë në polici pas arrestimit. I riu është ndaluar nga dy shqiptarët mbrëmjen e së dielës, të cilët i kanë kërkuar hua kartën e shëndetit për të blerë një paketë cigare.

Pasi kanë shkuar për të blerë paketën, i kanë kërkuar para. Kur ka refuzuar, e kanë goditur me thikë në bark.Dy të rinjve shqiptarë, policia iu gjeti në makinë drogë, para të gatshme dhe thikën me të cilën plagosën 19 vjeçarin.

itali arrestohen dy shqiptare

Sondazh

Poll