Aktualitet

Në grevë urie prej 4 ditësh, një prej ish-të përndjekurve politikë shfaq probleme shëndetësore: Të na takojë Edi Rama, në të kundërt do dalim të vdekur!

Ata janë mbledhur jashtë selisë së ish të përndjekurve. Mësohet se ditën e sotme një prej grevistëve të urisë ka pasur probleme shëndetësore, ndërsa është njoftuar urgjenca për ndihmë mjekësore.

14 Tetor 2024, 16:23 Nga N.F
Në grevë urie prej 4 ditësh, një prej ish-të
Foto ilustruese

TIRANË- Ish të përndjekur politikë kanë nisur prej 4 ditësh një grevë urie. Ata janë mbledhur jashtë selisë së ish të përndjekurve. Mësohet se ditën e sotme një prej grevistëve të urisë ka pasur probleme shëndetësore, ndërsa është njoftuar urgjenca për ndihmë mjekësore.


Greva e urisë ka nisur nga 6 ish të përndjekur që pretendojnë se dëmshpërblimi që kanë marrë nga Qeveria për vitet e tyre të burgut, ose familjarëve të tyre është skandaloz. Nga raportimet mësohet se ish i përndjekuri ka pasur probleme shëndetësore me tensionin. Në vendngjarje ka shkuar ambulanca ndërsa është trajtuar nga ekipi mjekësor.

Ish të përndjekurit kërkojnë pensione speciale, pagesat për punën e kryer në burg, që nuk u është paguar, si dhe mos preket godina e ish-të përndjekurve politikë. Agim Kollçaku, një prej grevistëve të urisë, tha se presin zgjidhje vetëm nga Kryeministri.

“Ne kemi hyrë në këtë grevë urie në rradhë të parë për të tërhequr vëmendjen e Kryeministrit, të na takojë Edi Rama, pasi në të kundërt do dalim të vdekur këtu. Duam punën e papaguar, kemi nxjerrë florinj dhe janë shkolluar këlyshët e Enver Hoxhës. Unë kam një pension 160 mijë lekë, gruan papunë, edhe jeta më është mërzitur”, tha Kollçaku.

greve urie tirane edi rama

Sondazh

Poll