Politike

SPAK nis punën, PS i ‘cakton’ objektivat: Të hetohet sa më parë Sali Berisha për privatizimin e ÇEZ

20 Dhjetor 2019, 11:50 Nga DOSJA
SPAK nis punën, PS i ‘cakton’ objektivat: Të hetohet sa

ELBASAN- Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar sot për ngirtjen e SPAK, ku ka uruar që të ketë një punë sa më të mbarë. 

Nga Elbasani ku ishte për një vizitë, Balla tha se kjo strukturë e re duhet të hetojë Sali Berishën për privatizimin e ÇEZ-it. 

Punë të mbarë SPAK. Duhet të shoqërohet menjëhere me ngritjen e Byros Kombëtare të hetimit 140 dosje do të jenë punë e parë e prokurorëve. Një ndër dosjet që do të kërkoja duhet të jetë edhe kallëzimi i bërë nga Kuvendi i Shqipërisë lidhur me gjetjet e raportit të komisionit hetimor për privatizimin e OSSH-së.

Janë kallzuar autoritete të larta duke filluar nga Sali Berisha. Kjo ceshtje duhet hetuar dhe do ti kerkoja gjykatës ta kthej sërish për shqyrtim“, tha Balla.

SPAK më në fund ka marrë dritën jeshile. Tetë anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion u bëtuan dje para Presidentit Meta dhe sot kanë nisur. Prokurori Arben Kraja është zgjedhur nga KLP si kryetar dhe nuk ka të drejtë rikandidimi. Pas zgjedhjes ai premtoi se do të ishte i ashpër me këdo që do shkelin ligjin, pavarësitb postit që do kishte. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. SHBA dhe BE kanë shkruar se kanë besim tek drejtësia që po lind dhe presin rezultate. Reagime edhe nga politika shqiptare, e cila këtë herë ka qenë në mendje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike afera cez arben kraja kreu i spak ngritja e spak sali berisha taulant balla afera cez arben kraja kreu i spak ngritja e spak sali berisha taulant balla

Sondazh

Poll