Politike

Kërkesa e Agron Tufës për azil, Meta: Ishte lajm tronditës, nuk reagon askush

20 Dhjetor 2019, 10:33 Nga DOSJA
Kërkesa e Agron Tufës për azil, Meta: Ishte lajm tronditës,

TIRANË- Presidenti Ilir Met nga konferenca e Avokatit të Popullit “Liria pa urrejtje liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”, ka folur dhe për largimin në azil të Agron Tufës.

Në fjalën e tij Meta tha se është shumë tronditës largimi i ish-kreut të ISSK, pas kërcënimeve të shutma që ka marrë.

Tronditës eshte largimi i Agron Tufës, që u kërcënua familjarisht për shkak të detyrës dhe mendimeve të tij, më tronditës mosreagimi per kete largim nga ana e institucioneve dhe nuk reagon askush. As media, gazetarët dhe pedagogët nuk janë e nuk mund të jenë armiqtë nga të cilët duhet të ruhemi. Dhe nuk duhet të trajtohen si të tille”, tha Meta.

Sot në Tiranë është mbajtur një konferencë e organizuar nga Avokati i Popullit me temë “Liria pa urrejtje liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”. Në konferencë mori pjesë, Ilir Meta, Gramoz Ruçi, i dërguari me punë i SHBA, Daniel Koski si dhe drejtues të tjerë institucionesh. Të pranishmit në fjalën e tyre theskuan rolin e medias në demokraci dhe kërkuan që ajo të jetë e lirë.

Pak muaj më parë, shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa u kërcënua me vdekje nga një mesazh në Facebook.  Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik ,Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho, i cili tha se ky i fundit po nxin historinë. Pas shumë kërcënimeve Tufa është larguar në Zvicër dhe ka kërkuar azil politik. Largimi i Tufës ka ngjallur debate në vend, ku sërish ka kundër dhe pro vendimit të tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron tufa agron tufa kerkon azil ne zvicer ilir meta agron tufa agron tufa kerkon azil ne zvicer ilir meta

Sondazh

Poll