Politike

PS çon ‘shkeljet’ e Metës te Venecia/ Shtyhen me 4 muaj punimet e Komisionit, opozita e re kundër: S’bëhet kjo punë s

20 Dhjetor 2019, 11:04 Nga DOSJA
PS çon ‘shkeljet’ e Metës te Venecia/ Shtyhen me 4 muaj

TIRANË- Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka ka zgjatur me 4 muaj punimet, duke e mbyllur me dërgimin e disa pyetjeve tek Komisioni i Venecias, që do të japë opinionin e saj lidhur me veprimtarinë e Metës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuse. Përveç dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, mazhoranca çon në Venecia edhe përplasjen për dekretimin e Marsida Xhaferllarit në vend të Arta Vorpsit, ngërç ky që solli edhe kallëzimin e kreut të KED, Ardian Dvorani në prokurori nga Meta. Socialistët thanë në Komision se Meta  ka bërë dy shkelje të tjera sa i takon emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që opozita e re, dhe deputeti Alban Zeneli, dolën kundër, pasi sipas tyre, fillimisht duhet të shqyrtohet shkelja e parë për të cilën kërkohet shkarkimi i Ilir Metës, anulimi zgjedhjeve të 30-qershorit.

Debatet në Komision:
Alban Zeneli: Të mbarojmë fillimisht për atë çfarë u mblodhëm. Më pas përfundojmë, dhe vijojmë me shtesat.

Halit Valteri: Nuk mund të merremi se çfarë bën sot Meta apo çfarë do bëjë Meta. Nuk bëhet kjo punë shto ujë e shto miell. Jemi kundra shtimit të objekteve të hetimit për Presidentit në këtë Komision.

Spartak Braho: Unë jam dakord me shtesën e subjektit të hetimit. Komisioni është nisur për të shkarkuar Presidentin. Ai shkarkohet për shkelje të rënda. Tek objekti i hetimit janë shtuar edhe 8 shkelje t tjera. nuk i gjykoj dot nëse janë të rënda apo të lehta. Nëse ka shkelur rëndë është për tu shkarkuar. Duhet të vazhdohet me këto shtesa.

Klotida Bushka: Duhet të thirret në seancë dëgjimore kreu i KED, Ardian Dvorani.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni per shkarkimin e metes ngërçi në kushtetuese ps shkarkon metën komisioni per shkarkimin e metes ngërçi në kushtetuese ps shkarkon metën

Sondazh

Poll