Politike

Paketa “anti-shpifje”, Meta: Do e shikoj me vëmendje, alarm shpopullimi i Shqipërisë (VD)

20 Dhjetor 2019, 10:21 Nga DOSJA
Paketa “anti-shpifje”, Meta: Do e shikoj me vëmendje, alarm

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, pas knferencës së Avokatit të Popullit, ka dhënë një deklartë për mediat, ku ka folur për atë që ai e quan tërmet i përditshëm. Në fjalën e tij Kreu i Shtetit komentoi dhe paketën anti-shpifje, ku tha se do e shikonte me shumë vëmendje dhe më pas do marrë një vendim.

“”Do ta shoh me vëmendje, pasi janë ndryshime të minutave të fundit, do të shikojmë për të zbardhur të gjitha aktet dhe relacionet përkatëse dhe përgjigja do të jetë në kohën e duhur, e argumentuar dhe transparente”, u shpreh ai. Më tej bëri thirrje që politika të reflektojë, pasi po largohet e gjithë popullsia për shkak të krizës poltike po largohet.

Përveç pasojave të tërmetit, të cilat kërojnë një angazhim të fortë për të përballuar të gjitha ato pasoja për qytetarët dhe bashkitë dhe për shtetin. Shqetësimi im i madh është një tërmet i përgjithshëm, për atë që unë e quaj shpopullim. Ka qenë trondistëse për mua që lexova statistikat e muajit nëntor, ku ishin shumë të larguar. Kjo rritje e të larguarve është shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Ballkanit. Të gjitha këto na bëjnë që të reflektojmë sa më shpejt dhe është produkt i konflikit sizoskfrenik dhe artificial. Politik të reflektojë e para dhe shqiptarët t’i thërrasin mendjes, sepse po hambasin atdheun e tyre. Shpresoj se ky tërmet të na ndihmojë të reflektojmë për një politikë të re  dhe më të përgjegjshme”, u shpreh Meta.

Një koment pati dhe për nismën e tij për mbrojtjen e Kushtetutës, ku tha se po e mbron çdo ditë. “Unë kushtetutën e mbroj cdo ditë, besoj se dhe qytetarët e kanë kuptuar është që çdo ditë të jenë në mbrojtje të Kushtetutës”, tha Presidenti.

Sot në Tiranë është mbajtur një konferencë e organizuar nga Avokati i Popullit me temë “Liria pa urrejtje liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”. Në konferencë mori pjesë, Ilir Meta, Gramoz Ruçi, i dërguari me punë i SHBA, Daniel Koski si dhe drejtues të tjerë institucionesh. Të pranishmit në fjalën e tyre theskuan rolin e medias në demokraci dhe kërkuan që ajo të jetë e lirë.

Deklarata vjen pas votimit në Kuvend, të paketës anti-shpifje nga maxhoranca. Në seancë, para votimit,  Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Jashtë Kuvendit gazetarër protestuan dhe kërkuan anulimin e ligjit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike censura e mediave ilir meta paketa anti shpifje shpopullimi i popullesise censura e mediave ilir meta paketa anti shpifje shpopullimi i popullesise

Sondazh

Poll