Politike

Mini-Shengeni Ballkanik/ Kryemadhi i drejton 6 pyetje Ramës: Pse s’është Kosova, tryeza po përdoret si shantazh për BE

20 Dhjetor 2019, 10:48 Nga DOSJA
Mini-Shengeni Ballkanik/ Kryemadhi i drejton 6 pyetje Ramës: Pse

TIRANE- Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Interim e quan samitin e tretë të Minishengenit Ballkanik një iniciativë të nxituar që nxit konflikt, pas refuzimit të Kosovës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se nisma duhet të përfshijë të gjitha vendet e rajonit, teksa i drejton disa pyetje qeverisë, ku theksohet “përse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar të jenë pjesë?”, teksa më tej thotë se tryeza po përdoret si presion për Bashkimin Evropian.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit:

Mini Schengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është jo vetëm një iniciativë e nxituar, por ajo nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Grenell pak kohë më parë kur theksoi se “ Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës”. LSI është në mbështetje të çdo marrëveshjeje dhe bashkëpunimi që sjell stabilitet dhe rritje ekonomike, por që ky të jetë një proces i besueshëm ka nevojë emergjente për transparencë. Sot të gjithë ne kërkojmë të dimë:

1. Çfarë është diskutuar mbi këtë marrëveshje?

2. Cilat janë pikat e bashkëpunimit për të cilat është rënë dakord?

3. Përse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar të jenë pjesë?

4. Çfarë përfiton dhe çfarë humbet Shqipëria?

5. A garantohet njohja e Kosovës nëpërmjet këtij bashkëpunimi?

6. Çfarë e detyroi Kryeministrin të vraponte drejt kësaj iniciative duke mos marrë parasysh Kosovën? Nëse Mini Schengeni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pazëvendësueshme. Kushtet e Bundestagut janë i vetmi udhërrëfyes që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin evropian të vendit!

(F.g/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi samiti i trete i minishengenit monika kryemadhi samiti i trete i minishengenit

Sondazh

Poll