Politike

Salianji deklaratë të fortê: Gjyqtari Alaudin Malaj është kërcênuar nga Fatmir Xhafaj, ka kërkuar mbrojtje

20 Dhjetor 2019, 06:09 Nga DOSJA
Salianji deklaratë të fortê: Gjyqtari Alaudin Malaj

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike,  Ervin Salianji, është shprehur mbrëmjne  e djeshme se një gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë është kërcënuar me jetë.

I ftuar në emisionin “Open”, ish-deputeti tregoi edhe disa dokumente, që tregonin se gjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj ka kërkuar mbrojtje tek institucionet e shtetit.

“Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, ndihet i kërcënuar personalisht dhe familjarisht nga ajo që ai e konsideron si “banda kriminale e Fatmir Xhafaj”, ish-ministrit të Brendshëm”, u shpreh Saliani. 

Ai vijoi më tej duke treguar një dokument drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor në Tetor 2019 ku kërkonte mbrojtje fizike, ku sipas Salianjit Malaj tregonte detaje tronditëse se si, zyrtarë të lartë policorë, nën drejtimin e Xhafajt, i cili në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm, i kanë ushtruar atij dhe familjarëve të tij të afërt presion kriminal.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alaudin malaj ervin salianji fatmir xhafaj kercenohet gjyqtari alaudin malaj ervin salianji fatmir xhafaj kercenohet gjyqtari

Sondazh

Poll