Politike

Ngrihet SPAK/ 8 anëtarët e parë betohen tek Presidenti. Kraja zgjidhet kryetar. SHBA e BE: Hap i rëndësishëm, do hetohen të paprekshmit (VD)

  • PROFIL/ 130 mijë € për vilë në Lalëz, kush është Arben Kraja, koka e SPAK
  • SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta. Prokurori Arben Kraja është zgjedhur kryetar i tyre për 3 vite pa të drejtë rikandidimi. Ai premtoi se do të ishte i ashpër me ata që do shkelin ligjin. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Reagime edhe nga politika shqiptare.
    Përditësuar:

    TIRANË– Prokurori Arben Kraja është kryetari i ri i SPAK për 3 vitet e ardhshme pa të drejtë rikandidimi. Kraja u zgjodh me 6 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai është votuar 6 herë nga anëtarët Sandër Beci, Vatë Staka, Kristaq Beluri, Bujar Sheshi, Nurihan Seiti dhe Alfred Balla.

    Dy kandidatët e tjerë Altin Dumani dhe Edvin Kondili kanë marrë nga 4 dhe 1 votë repektivisht. Burime nga KLP bëjnë me dije se për votat e dhëna në favor të Krajës ka prevaluar eksperienca në drejtim dhe menaxhim të burimeve njerëzore.

    Pas zgjedhjes së kreut të SPAK, kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi tha se tanimë u plotësua edhe mozaiku i fundit i refomës në Drejtësi. Ndrësa Kraja i falenderoi të gjithë prokurorët e antarë të KLP-së, duke siguruar qytetarët se do të bëjnë gjëra të mira dhe do të jetë i ashpër me këdo që shkel ligjin.

    Kraja u intervistua ditën e djeshme para KLP-së duke thënë se për të pika kyçe më e rëndësishme ishte paga e prokurorëve, pasi sipas tij SPAK s’do mund të jetë funksional nëse nuk mbështetet me financa dhe nëse nuk krijohet BKH. Sipas tij, rrogat e SPAK s’do duhet t’i caktonte qeveria por një ligj pasi në të kundërt do të cënohet pavarësia e hetuesve.

    Ndërkohë puna për SPAK ka nisur paradite pasi tetë anëtarët e SPAK janë betuar sot para Presidentit Ilir Meta dhe janë zyrtarisht pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion dhe mund të nisin punën.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Elida Kaçkini,  Enkeleda Millonaj,  Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani me dorën mbi Kushtetutë kanë thënë “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

    Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.

    Pas ceremonisë së betimit kanë ardhur reagimet e para ku SHBA, BE dhe Partia Demokratike kanë përshëndetur ngitjen e SPAK. Në deklaratat përkatëse theksojnë se tashmë është koha që zyrtarët e lartë të shkojnë para drejtësisë.

    (k.m./dosja.al)

    • 21:06

      Arben Kraja në krye të SPAK, reagon ashpër Agron Tufa: Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës, rilindi me pushtetin e Edi Ramës

      Arben Kraja dhe Agron Tufa

      Ish-kreu i Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa ka reaguar lidhur me zgjidhjen e Arben Krajës si kreu i SPAK për 3 vitet e ardhshme.  Në një shkim tijin për Gazetën Ekspress, Tufa shkruan se duke parë kriteret e transparencës së Vetingut, që duhet të kalojnë gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit (ish), e neverit fakti, se pse nuk kanë përfshirë në këto kritere implikimin si bashkëpunëtorë të diktaturës Komuniste.

      “Këta Prokurorë/Gjyqtarë/Hetues – folje ndihmëse të shtypjes diktatoriale, i kanë duart të zhyer deri në brryla me gjakun e qytetarëve të pafajshëm. Ata kanë dënuar politikisht, kanë hetuar, survejuar dhe kanë çuar në pushkatim jetë njerëzish anembanë atdheut,”-shkruan ndër të tjera Tufa.

      Ndërsa mbi shkrimin e tij, Tufa shkruan se edhe kreu i SPAK Arben Kraja ka mbajtur postin e ish-sigurimsit në kohën e diktaturës.

      “Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish-hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!”, shkruan Tufa në Facebook.

      SHKRIMI I PLOTË:

      Duke parë kriteret e transparencës së Vetingut, që duhet të kalojnë gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit (ish), me neverit fakti, se pse nuk kanë përfshirë në këto kritere implikimin (shkallën) e këtij populli, përgjithësisht të errët, si bashkëpunëtorë të Diktaturës Komuniste. Keta Prokurorë/Gjyqtarë/Hetues – folje ndihmëse të shtypjes diktatoriale, i kanë duart të zhyer deri në brryla me gjakun e qytetarëve te pafajshëm. Ata kane dënuar politikisht, kanë hetuar, survejuar dhe kanë çuar në pushkatim jetë njerëzish anembanë atdheut. Si ka mundësi që për Platformën e Vetingut kjo nuk përbëka asnjë arsye për t’u ndaluar? Si ka mundesi qe mashtrimet, fshehjet, vjedhjet e korruptimet e ndryshme qenkan më gjëmëmëdha se tragjeditë familjare që kanë shakatuar këta vegla të diktaturës në shoqërinë shqiptare? Pra, të jesh vrasës, qenka ku e ku më lehtë se të jesh hajdut (!). Thjesht mungesa e një penaliteti të tillë të Vetingut allashqiptarçe më neverit dhe po të kisha volinë do preferoja t’i pështyj në fytyrë për këtë fyerje kombëtarë njerëzore gjithëpopullore. Këtij Vetingu i vjen era PAZARE, spastrim Pazaresh të Vjetra për hir të Pazareve të Reja. Më troç: Ideatorët, Platforma dhe Komisioni i Vetingut ka qenë që në zanafillë e këtej prej brumi enverist, kokë për kokë (bëjeni vetë provën nominalisht), përndryshe nuk mund të ndodhte kurrësesi kjo, që hajduti të ishte më i dënueshëm si shkallë krimi nga sa është një vrasës, gjakpirës. Kjo më çon nërmend poezinë e nobelistit Josif Brodskij (Letra mikut romak), kur thotë: Larg më mirë nga çdo Çezar e çdo tufan. Pa nguti e frikë që të bën sahanlëpirës. Gjithë regjentët thua se hajdutër janë? Po më mirë besa hajdutë, se gjakpirës. Prandaj Vetingu pa kushtin e penalitetit të gjyqtarëve që i shërbyen shtypjes dhe Krimeve të Komunizmit, është hipokrit, i rrezikshëm, i pamjaftueshëm, rrjedhimisht për t’u neveritur e për t’u pështyrë në surrat. Nga ana tjetër (sepse çdo medalje ka dy anë), kush na garanton se kush ua bëri Vetingun anëtarëve të Komisionit të Vetingut? Po atyre qi i zgjodhën apo i propozuan? Kush ishte i pari? Kush e kap hallkën e parë të zinxhirit *të shkaqeve dhe pasojave”)? Si mund të pritet trasparencë nga një lëmsh i zi katrani? Ndokush mund të mendojë se më leverdiska mungesa e Vetingut. Jo! Lexoni mirë çfarë thashë! Mos u bëni tutkuna! Mendjet e shëndetshme e inteligjnete duhet t’i zërë krrupa nga ky Veting pa pikë morali!

    • 16:23

      Kraja: Do jem i ashpër me këdo që shkel ligjin, falenderoj edhe ata që s’më votuan

      Arben Kraja, i sapo zgjedhuri në krye të SPAK është shprehur se qytetarët nuk duhet të kenë besim tek ai pasi do të bëjë gjëra të mira. Në një prononcim për mediat, Kraja u shpreh se do të tregohet i ashpër me të gjithë ata që do të shkelin ligjin. “Falenderoj të gjithë anëtarët, edhe ata që s’më votuan. Qytetarët të kenë besim pasi do të bëjmë gjëra të mira. Do jem i ashpër me këdo që shkel ligjin,”- u shpreh Kraja. 

    • 15:59

      SHBA jep mesazhin e qartë: Mbështesim transparencën në drejtësi

      Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar sërish pas betimit të tetë prokurorëve të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme. Në një postim në rrjetet sociale, Shtetet e Bashkuara përmes ambasadës së tyre në Tiranë, shkruajnë se e mbështesin këtë vendim dhe theksojnë se do të vazhdojnë të jenë në krah të atyre që janë angazhuar për t’i sjellë shqiptarëve sistemin etik dhe transparent të drejtësisë.“Shtetet e Bashkuara qëndruan krah Shqipërisë kur reforma në drejtësi u miratua në 2016-ën. Ne ishim aty kur filloi procesi i vetingut dhe ndërsa themeloheshin këshilli i lartë gjyqësor dhe këshilli i lartë i prokurorisë. Edhe sot, i Ngarkuari me Punë Daniel Koski ishte aty ndërsa tetë prokurorët e rinj të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK) bënë betimin e tyre përpara Presidentit Ilir Meta. Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të qëndrojnë në krah të atyre që janë angazhuar për t’i sjellë shqiptarëve sistemin etik dhe transparent të drejtësisë që ata të gjithë meritojnë,”- shkruan ambasada teksa ka publikuar edhe disa foto nga ceremonia e betimit. Më herët, në një reagim të mëparshëm, ambasada e SHBA-ve shkruanin përgëzimet e tyre për betimin e tetë prokurorëve.

    • 15:42

      Zgjedhja e Krajës në krye të SPAK, Ibrahimi: Vumë gurin e fundit në mozaik

      Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shprehur se me zgjedhjen e Arben Krajës në krye të SPAK, është vendosur guri i fundit në mozaik. Në një prononcim për mediat, Ibrahimi u shpreh se tashmë është e garantuar pavarësia e SPAK. “Me këtë vendim që amrrim vendosim gurin e fundit në mozaikun e SPAK. Ne deri tani ishim themelues tani dyshojmë. Marrim rolin e garantit të pavarëisësë së SPAK. Tek KLP do të gjejnë mbështetje maksimale për pavarësisnë dhe mbikqyrjen e rezultatave,”- u shpreh kreu i KLP-së ndër të tjera.

    • 15:08

      Pranë zgjedhjes, prokurori Kraja merr votëbesimin e kolegëve për drejtimin e SPAK

      Arben Kraja

       

      Prokurori Arben Kraja ka marrë votat e plota për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Ai është votuar 6 herë nga anëtarët Beci, Staka, Beluri, Sheshi, Seiti dhe Balla. Deri më tani, ai është i zgjedhuri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të drejtuar SPAK. Megjithatë për konfirmimin e tij pritet edhe votimit për kandidatin tjetër Edvin Kondilin.

    • 15:08

      Gara për kreun e SPAK, skualifikohet nga gara, Altin Dumani

      Altin Dumani

       

      Skualifikohet nga gara për kreun e SPAK, prokurori Altin Dumani. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, Dumani ka marrë 4 vota nga kolegët nga Bazaj, Dollapi, Cani dhe Esmeralda Cani.

    • 14:53

      Gara për kreun e SPAK/ Kandidati Arben Kraja kërkesë pranë KLP: Të përjashtohet Bazaj nga votimi, ka konflikt interesi

      Foto ilustruese

      Arben Kraja ka paraqitur pranë KLP një kërkesë, ku kërkon përjashtimin e anëtarit Tartar Bazaj nga votimi për drejtues SPAK për konflikt interesi.

      “Të përjashtohet Tartar Bazaj nga votimi, ka konflikt interesi”, është shprehur Kraja.Kraja ka pasur dosjen e Bazaj nga ku ka dhënë dorëheqjen nga hetimi administrativ. Anëtaret japin mendimin e tyre nëse anëtari i KLP Tartar Bazaj është apo jo në konflikt interesi.

    • 14:20

      Reagimi i parë nga maxhoranca: Sot moment historik, ata që donin ta bllokonin morën përgjigjen e merituar

      Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Talant Balla, ka reaguar pas betimit tek Presidenti të 8 anëtarëve të SPAK. Në një reagim në Facebook, Balla shkruan se sot është një moment historikë në rrugën e drejtësisë së re.

      Më tej ai shton se të gjitha ta që u përbetuan e bërtisnin se reforma është bllokuara e nuk po ecën sot kanë marrë përgjigjen e duhur.

      Momente nga ceremonia e betimit

      Sot është një moment historik në rrugën e Drejtësisë së re. Sot zyrtarisht prokurorët e rinj të SPAK filluan detyrën. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar është një strukturë e re e pavarur që do të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin në të gjitha nivelet dhe do të godasë fort krimin e organizuar. Kush bërtiste se Reforma në Drejtësi nuk po ecën përpara, apo ka ngecur, kush u përbetua se do ta bllokonte, sot ka marrë përgjigjen👊🇦🇱🇪🇺”, shkruan Balla.

    • 13:54

      Ngritja e SPAK, Kryemadhi: Zhvillim shumë i rëndësishëm, koha e ‘të fortëve’ e kriminelëve me pushtet ka mbaruar

      Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas betimit të anëtarëve të SPAK tek Presidenti. Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shkruan se  ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi.

      Më tej shton se koha e të fortëve dhe kriminelëve me pushtet ka mbaruar, pasi po vjen një erë e re e drejtësisë që mbeshtetet nga SHBA e BE.

      Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

      Përshëndes krijimin e SPAK si një zhvillim i rëndësishëm i pritur prej kohësh i Reformës në Drejtësi. Fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës se në Shqipëri do të nisë seriozisht puna për ndëshkimin e pandëshkueshmërisë dhe për sundimin e ligjit. Ne besojmë që një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë do të veprojë i pandikuar nga presioni i çfarëdolloj dhe i pandikuar nga politika.

      Ngritja e Strukturës së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit do sjellë një erë të re në garantimin e sigurisë juridike për qytetarët e thjeshtë dhe për barazinë përpara ligjit. Koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar. Me këtë rast përshëndes dhe angazhimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian”, shkruan Kryemadhi.

    • 11:24

      PD përshëndet ngritjen e SPAK: Koha që prokurorët të ndëshkojnë zyrtarët e korruptuar, s’paragjykojmë asnjë prej tyre

      Pas betimit tek Presidenti Ilir Meta të 8 anëtarëve të SPAK ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike. Në një reagim zyrtar PD përshendet betimin e prokurorëve dhe shton se tani është koha që të hetohen zyrtarët e lartë të cilët janë të korruptuar.

      Më tej shtohet se është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar.  

       

      REAGIMI I PLOTË

      Partia Demokratike përshendet fillimin e punës së SPAK-ut dhe mbështet funksionimin e pavarur të kësaj strukture.  Fillimi menjëherë nga puna dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të vendosur. Partia Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture, pavarësisht vendimeve të disa prej tyre, në të shkuarën.

      Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar. Shqipëria ka një shans të ri dhe real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.  Partia Demokratike falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë deri më tani për bërjen funksionale të SPAK dhe për gatishmërinë e treguar për të vijuar mbështetjen për funksionimin e pavarur të SPAK.

    • 10:20

      Soreca: të fillojnë punë, moment i rëndësishëm i Reformën

      Ambasadori i Bashkimit Evropain në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar pas betimit të 8 anëtarë të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) tek Presidenti. Në një reagim në mediat sociale, Soreca shkruan se ky është një moment deçiziv i Reformës në Drejtësi, pasi intitucionet e reja kanë nisur të formësohen.

      Ambasaodri më tej shton se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE. “Ne mirëpresim betimin sot për 8 prokurorët e SPAK para Presidentit. Tani ata janë gati për të filluar punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e  anëtarësimit në BE“, shkruan Soreca.

    • 10:16

      Ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm në themelimin e SPAK

      Ambasada amerikane ka përgëzuar betimin e e tetë prokurorëve të SPAK, mëngjesin e sotëm tek Presidenti Ilir Meta.

      Foto ilustruese

      Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada e SHBA ne Tirane thekson se: “Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm’.

    Shto Koment