Politike

VIDEO/ Meta: Liria e medias është përkqeqësuar, këmbanë alarmi. Gazetarët nuk dëgjohen

20 Dhjetor 2019, 09:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Meta: Liria e medias është përkqeqësuar,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka marrë sot pjesë në Konferencën vjetore të Avokatit të Popullit me temë “Liria pa urrejtje liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”. Nga kjo kofernece Meta dha mesazhe të forta për lirin e media.

Në fjalën e tij Presidenti u shpreh se është këmbanë alarmi përkeqësimi i lirisë medias, por dhe rritja e azilkërkuesve në Evropë.

Liria e medias është përkeqësuar, kushtet e punës gjithashtu, pas shumë viteve gazetarët u janë kthyer protestave, shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, kurse pronarë e drejtues mediash e kanë asgjësuar postin e kryeredaktorit të lajmeve se e bëjnë vetë. Ka pasur përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve.

Nuk harrojnë dot dramën që shkaktoi mohimi i kësaj lirie në 50 vite të diktaturës, kalvari i vrasjeve, dënimit dhe cenimit të dinjitetit njerëzor. Pas përmbysjes së regjimit ndodhi revolucion i jashtëzakonshëm mediatik, me një numër të madh mediash. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka korrelacion mes lirive civile dhe demokracisë, sa më e konsoliduar demokracia aq më të mbrojtura janë liritë e individit.”, u shpreh Presidenti.

Më tej Kreu i Shteit tha dueht një reflektim i shoqërisa dhe uroi që viti i ardhshëm të jetë me gazetarë më të lirë dhe më afër së vërtetës.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Gramoz Rucci, i pranishëm në takim tha se liria e medias nuk nënkupton fyerjet dhe kërcënimet: “Rregullimet ligjore të nevojshme nuk presupozojnë domosdoshërisht zgjerimin e rrezes së shtetit demokratik, por forcën e tij për të garantuar mbrojtjen e dinjitetit dhe lirive qytetare. Një media nuk mund të jetë e lirë, nëse lexuesit e shikuesit, pra konsumatorët, ndjehen të fyer apo të kërcënuar prej lirisë së saj. Sa më shumë rritet pushteti dhe influenca, aq më shumë duhet të rritet edhe përgjegjësia dhe vetëkontrolli. Liria e medias nuk mund të zhvillohet jashtë etikës së saj“, tha ai.

Sot në Tiranë është mbajtur një konferencë e organizuar nga Avokati i Popullit me temë “Liria pa urrejtje liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”. Në konferencë mori pjesë, Ilir Meta, Gramoz Ruçi, i dërguari me punë i SHBA, Daniel Koski si dhe drejtues të tjerë institucionesh. Të pranishmit në fjalën e tyre theskuan rolin e medias në demokraci dhe kërkuan që ajo të jetë e lirë.

Deklarata vjen pas votimit në Kuvend, të paketës anti-shpifje nga maxhoranca. Në seancë, para votimit,  Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Jashtë Kuvendit gazetarër protestuan dhe kërkuan anulimin e ligjit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike censura e mediave ilir meta liria e mediave paketa anti shpifje censura e mediave ilir meta liria e mediave paketa anti shpifje

Sondazh

Poll