Politike

Arben Ahmetaj rikthehet në qeveri si Ministër i Rindërtimit, betohet para Metës: Do zbatoj Kushtetutën dhe ligjet (VD)

20 Dhjetor 2019, 09:17 Nga DOSJA
Arben Ahmetaj rikthehet në qeveri si Ministër i Rindërtimit,

TIRANË- Arben Ahmetaj është zyrtarisht pjesë e qeverisë “Rama 3”. Pas shkarkimit nga postimi i Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj nga sot do të jetë Ministër Shteti për Ridnërtimin.

Në një ceremoni të zhvilluar në Presidencë, Ahmetaj u prit nga Ilir Meta dhe u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Sipas njoftimi nga zyra e shtypit të Presidencës, bëhet me dije se pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!

Me tej Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi Ministrit Ahmetaj suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. 

Edi Rama pak ditë më parë i ka propozoi presidentit Ilir Meta që të emërohet si ministër i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajt, i cili ka qenë më herët Ministri i Ekonomisë dhe Financave. Meta shprehur vullnetin se do dekretonte Ahmetajn në këtë detyrë. Ministria për Rindërtimin u krijua pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe miliona Euro dëme materiale, pasi janë shkatërruar qindra shtëpi e pallate.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ahmetaj betohet tek meta arben ahmetaj ministër për rindërtim ilir meta ministria e rindertimit ahmetaj betohet tek meta arben ahmetaj ministër për rindërtim ilir meta ministria e rindertimit

Sondazh

Poll