Politike

Rikthehen protestat para bashkisë së Tiranës, Blushi: Opozita nuk do të tërhiqet deri sa të vendoset drejtësia për krimet e Veliajt dhe Ramës

Ai deklaroi se opozita do të përballet me çdo çmim, edhe me jetën, deri sa të vendoset drejtësia për "krimet e Erion Veliaj dhe Edi Ramës".

11 Tetor 2024, 12:16 Nga r.ll
Rikthehen protestat para bashkisë së Tiranës, Blushi: Opozita nuk
protesta

TIRANË- Janë rikthyer protestat para bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit të aferës "5D" dhe Inceneratorit të Tiranës.  

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij para protestuesve, ka deklaruar se, opozita nuk do të tërhiqet. Ai deklaroi se opozita do të përballet me çdo çmim, edhe me jetën, deri sa të vendoset drejtësia për "krimet e Erion Veliaj dhe Edi Ramës".

"Të dashur qytetarë që vini këtu për të protestuar dhe që nuk do të largoheni nga ky shesh deri ditën që ky ordiner të marrë ndëshkimin e merituar. Ne kemi përballë një regjim që të vret dhe këtë e tregoi edhe në protestën e fundit, duke tentuar të djegë të gjallë një protestues paqësor, që kishte dalë në protestë kundër krimeve të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Ta harrojë ky regjim se do të na zmbrapsë, sepse ne jemi gati të përballemi me çdo çmim, edhe me jetën tonë, deri sa të vendoset drejtësia për këto krime dhe këtë hajdutëri të pashembullt në Europë. Erion Veliaj çdo ditë që qëndron në detyrë, në fakt na shton më shumë urrejtjen dhe në këtë mënyrë ai shton dhimbjen e vet, për ndëshkimin që do ai do të marrë nga popullit. Ky nuk është një kërcënim, por një paralajmërim që Erion Veliaj nuk ka për të bërë gjumin e qetë, deri ditën kur në këtë tokë të ketë shqiptar.

Është e vërtetë që ky sistem sot ka kapur për fyti drejtësinë, që thërret 200 fshatarë për një autokombanjë pa leje dhe afërmendsh nuk guxon ti përmendë emrin Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Që edhe sot po paguan 80 mijë euro për një shërbim që nuk kryhet, për inceneratorin e Tiranës. Në mbledhjen e fundit bëri një tjetër krim, duke shkatërruar 104 vite histori futbolli të klubit Tirana. U bëj thirrje të gjithë tiransëve dhe tifozëve që të mos pranojnë këtë vendim që zhbën historinë e tyre", tha Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën tek Bashkia e Tiranës.

proteste para bashkise se tiranes 11 tetor 2024

Sondazh

Poll