Politike

Përfundon marrja në pyetje/ "Drejtojuni Prokurorisë së Posaçme për ...", çfarë deklaroi Çyrbja pas daljes nga SPAK

Ish-deputeti socialist shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë ta thërrasin.

11 Tetor 2024, 10:39 Nga r.ll
Përfundon marrja në pyetje/ "Drejtojuni Prokurorisë së
jurgis cyrbja ne spak

TIRANË- Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja ka lënë ambientet e Prokurorisë e Posaçme. Pas daljes nga SPAK, ai nuk ka dhënë një deklaratë për mediat, ndërsa iu ka thënë gazetarëve se duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme për informacione.

Ish-deputeti socialist shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë ta thërrasin.

Dyshohet se sot, SPAK i ka komunikuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me kohën që mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës së Durrësit, ndaj Jurgis Çyrbja është shoqëruar ditën e sotme nga avokatja e tij.

jurgis cyrbja spak

Sondazh

Poll