Politike

Jurgis Çyrbja merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, sot iu komunikua akuza për shpërdorim detyre

Gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.

11 Tetor 2024, 10:52 Nga r.ll
Jurgis Çyrbja merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, sot iu komunikua
jurgis cyrbja

TIRANË- Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën "Shpërdorim detyre. SPAK i komunikoi Çyrbjas akuzën gjatë qëndrimit të tij për 35 minuta në SPAK. 

Hetimet për ish-socialistin nisën pas një kallëzimi të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021. Gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.

Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

jurgis cyrbja spak

Sondazh

Poll