11 Tetor 2024, 08:50
Nga M.B
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
TIRANA- Mediat italiane shkruajnë se ka përfunduar puna për përgatitjen e qendrave të emigrantëve në Lezhë. Sipas tyre, vendi i parë i pritjes në portin e Shëngjinit ishte tashmë gati prej kohësh ndërsa ai në Gjadër është dorëzuar ditën e mërkurë për testim. Sipas këtyre artikujve, pasi të kenë përfunduar testet, brenda një jave, strukturat do të hapen dhe do të mund të mirëpresin personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare.
"Ato mund të hapen javën e ardhshme, pas testimit. Ka përfunduar puna për qendrat e emigrantëve në Shqipëri nën juridiksionin italian . Me sa dimë, lokacioni Gjader, vendi i parë i pritjes në portin e Shëngjinit ishte tashmë gati, u dorëzua dje, 9 tetor 2024, për testim. Ekziston një qendër për ndalimin e azilkërkuesve (880 vende), një CPR (144 vende) dhe një burg (20 vende). Pasi të kenë përfunduar testet, brenda një jave, strukturat do të hapen dhe do të mund të mirëpresin personat e parë që do t'i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare", shkruan "La7".
Në këto artikuj shkruhet se ka mure rrethuese, kamera përgjatë perimetrit, një pajisje sigurie brenda, ku zbatohet juridiksioni italian dhe forcat e policisë italiane do të garantojnë rendin. Sipas tyre, do të ketë gjithashtu staf të UNHCR-së për të monitoruar respektimin e të drejtave të refugjatëve. Kërkesat për azil do të shqyrtohen brenda 4 javësh. Janë planifikuar lidhje me videokonferencë me gjykatën e Romës për seancat e vlerësimit të paraburgimit.
Gjithashtu, mediat italiane shkruajnë se të gjithë sytë e Europës janë përqendruar te projekti, i konsideruar nga shumë njerëz si një model i vlefshëm për t’u kopjuar nga i gjithë Bashkimi Europian në përpjekje për të zgjidhur problemin e migrantëve të parregullt, për të cilin tashmë ankohen të gjitha vendet.
marresvshja per emigrantet
Politike
11 Tetor 2024, 08:12
M.B
Recep Tayyip Erdogan dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga vizita e djeshme e Presidentit të Turqisë, Recep ...
Politike
11 Tetor 2024, 07:53
M.B
Fatos Lubonja
TIRANA- Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja tha mbrëmjen e shkuar se mënyra se si flasin drejtuesit e Komuniteti...
Politike
10 Tetor 2024, 21:34
M.B
Edi Rama dhe Viktor Orban
HUNGARI- Ditën e nesërme, kryeministrin Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Hu...
Politike
10 Tetor 2024, 21:06
M.B
Çifti Erdogan dhe çifti Rama
TIRANA- Mediat greke i kanë kushtuar disa artikuj vizitës së Presidentit turk, Rexhep Taip E...
Politike
10 Tetor 2024, 20:44
M.B
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan
TIRANA- Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përuruan së bashku të enjt...
Politike
10 Tetor 2024, 19:58
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit para mbështetësve ka përshëndetur edhe nj&eu...
Politike
10 Tetor 2024, 19:53
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike u ndal te momenti kur Presidenti Bajram Begaj gjatë pritjes së Presidentit turk, R...
Politike
10 Tetor 2024, 19:56
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të përnatshëm para mbështetësve u ka ...
Politike
10 Tetor 2024, 19:54
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjene sotme i ka bërë thirrje q...
Politike
10 Tetor 2024, 19:46
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua sot kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nëse guxon dh...