Politike

Dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK i shoqëruar nga avokatja e tij

Sipas raportimeve, se sot pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si kur ishte drejtor i hipotekës Durrës.

11 Tetor 2024, 09:55 Nga r.ll
Dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, Jurgis Çyrbja paraqitet
jurgis cyrbja

TIRANË- Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja është paraqitur pak minuta më herë në Prokurorinë e Posaçme. Çyrbja ishte i shoqëruar nga avokatja e tij. 

Sipas raportimeve, se sot pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si kur ishte drejtor i hipotekës Durrës.

Ditën e djeshme, socialisti ka dorëzuar mandatin e deputetit, ndërsa tha për mediat se dorëheqja e tij nuk lidhet me thirrjen dhe paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme, para dy ditësh. Ai është shprehur se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

jurgis cyrbja spak

Sondazh

Poll