Politike

Rama vizitë zyrtare nesër në Hungari, takim me Viktor Orban, priten nënshkrime marrëveshjesh

Mësohet se Rama do të takohet me homologun hungarez Viktor Orban teksa pritet edhe nënshkrimi një marrveshjeje në sektorin e bujqësise.

10 Tetor 2024, 21:34 Nga M.B
Rama vizitë zyrtare nesër në Hungari, takim me Viktor Orban,
Edi Rama dhe Viktor Orban

HUNGARI- Ditën e nesërme, kryeministrin Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Hungari. Mësohet se Rama do të takohet me homologun hungarez Viktor Orban teksa pritet edhe nënshkrimi një marrveshjeje në sektorin e bujqësise.

Më parë, në vitin 2021 Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest  e cila u pasua dy vite më vonë nga vizita në Tiranë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Në atë kohë u nënshkruan disa marrëveshje, ndër to edhe Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë për zhvillimin e një bashkëpunimi më të madh në fushën e Integrimit Evropian, si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e menaxhimit të ujit ndërmjet Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Hungarisë.

Në qershor 2023, Orban nga Tirana kritikoi BE-në në lidhje me zvarritjen e procesit të integrimit. Sipas tij, BE-ja nuk e kishte kuptuar ende rëndësinë e Ballkanit Perëndimor.

"Konkurrenti i Evropës është në rënie dhe çështja është si mund ta konsiderojmë integrimin e Ballkanit në BE, është një problem apo një mundësi? Nëse Evropa nuk do të mbetet pas në zhvillimin botëror, rezervat e rritjes ekonomike janë në Ballkan dhe nuk gjenden në asnjë rajon tjetër të Evropës. Për këtë arsye kërkojmë që Shqipëria të anëtarësohet. Sa i përket BE-së, është e turpshme dhe e papranueshme se sa ngadalë po ecën zgjerimi i saj", tha Orban, duke theksuar se Shqipërisë i janë dashur 13 vjet që të marrë statusin e vendit kandidat.

edi rama ne hungari

Sondazh

Poll