Politike

Ngritja e SPAK, Kryemadhi: Zhvillim shumë i rëndësishëm, koha e ‘të fortëve’ e kriminelëve me pushtet ka mbaruar

19 Dhjetor 2019, 12:52 Nga DOSJA
Ngritja e SPAK, Kryemadhi: Zhvillim shumë i rëndësishëm,

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas betimit të anëtarëve të SPAK tek Presidenti. Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shkruan se  ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi.

Më tej shton se koha e të fortëve dhe kriminelëve me pushtet ka mbaruar, pasi po vjen një erë e re e drejtësisë që mbeshtetet nga SHBA e BE.

Përshëndes krijimin e SPAK si një zhvillim i rëndësishëm i pritur prej kohësh i Reformës në Drejtësi. Fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës se në Shqipëri do të nisë seriozisht puna për ndëshkimin e pandëshkueshmërisë dhe për sundimin e ligjit. Ne besojmë që një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë do të veprojë i pandikuar nga presioni i çfarëdolloj dhe i pandikuar nga politika.

Ngritja e Strukturës së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit do sjellë një erë të re në garantimin e sigurisë juridike për qytetarët e thjeshtë dhe për barazinë përpara ligjit. Koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar. Me këtë rast përshëndes dhe angazhimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian”, shkruan Kryemadhi.

SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta dhe kanë nisur punën. Pas ceremonisë së betimit kanë ardhur reagime nga SHBA e BE, të cilat kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Ndërkohë dhe politika shqiptare ka reaguar, ku si maxhoranca dhe opozita janë shprehur se sot është një ditë e rëndësishme dhe SPAK do godasë krimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betohen prokuroret e spak monika kryemadhi ngritja e spak reforma ne drejtesi betohen prokuroret e spak monika kryemadhi ngritja e spak reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll