Politike

Dënimi i Salianjit dhe miratimi i ‘Antishpifjes’/ Basha bën lëvizjen e papritur: Sot në orën 18:00

19 Dhjetor 2019, 11:27 Nga DOSJA
Dënimi i Salianjit dhe miratimi i ‘Antishpifjes’/ Basha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha ka njoftuar se do të mbledhë sot ish-grupin parlamentar dhe kryesinë në orën 18:00 në selinë e PD-së.

Takimi vjen një ditë pas vendimit të gjykatës për ish-deputetin Ervin Salianji dhe miratimit të paketës antishpifje në Kuvend. Mësohet se pjesë e diskutimit në tryezës është edhe çështja e tërmetit.

Dje Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet.

Vetë Salianji u shpreh se çështjen në fjalë do ta ankimojë deri në Strasburg për të fituar të drejtën. Edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike e cilësoi të padrejtë këtë vendim teksa shtoi se gjyqtari Artan Gjermeni është anêtar i bandês së Lushnjës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh kryesine e pd denohet me burg ervin salianji lulzim basha miratohet paketa antishpifje basha mbledh kryesine e pd denohet me burg ervin salianji lulzim basha miratohet paketa antishpifje

Sondazh

Poll