Politike

PD përshëndet ngritjen e SPAK: Koha që prokurorët të ndëshkojnë zyrtarët e korruptuar, s’paragjykojmë asnjë prej tyr

19 Dhjetor 2019, 10:06 Nga DOSJA
PD përshëndet ngritjen e SPAK: Koha që prokurorët të

TIRANË- Pas betimit tek Presidenti Ilir Meta të 8 anëtarëve të SPAK ka ardhur një reagim nga Partia Demokratike. Në një reagim zyrtar PD përshendet betimin e prokurorëve dhe shton se tani është koha që të hetohen zyrtarët e lartë të cilët janë të korruptuar.

Më tej shtohet se është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar.   

REAGIMI I PLOTË

Partia Demokratike përshendet fillimin e punës së SPAK-ut dhe mbështet funksionimin e pavarur të kësaj strukture.  Fillimi menjëherë nga puna dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të vendosur. Partia Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture, pavarësisht vendimeve të disa prej tyre, në të shkuarën.

Është koha që prokurorët të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të përmbushin pritshmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimit të organizuar, promovuesve të kriminelëve në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar. Shqipëria ka një shans të ri dhe real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.  Partia Demokratike falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë deri më tani për bërjen funksionale të SPAK dhe për gatishmërinë e treguar për të vijuar mbështetjen për funksionimin e pavarur të SPAK.

SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta dhe kanë nisur punën. Pas ceremonisë së betimit kanë ardhur reagime nga SHBA e BE, të cilat kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Ndërkohë dhe politika shqiptare ka reaguar, ku si maxhoranca dhe opozita janë shprehur se sot është një ditë e rëndësishme dhe SPAK do godasë krimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betohen prokuroret e spak ngritja e spak partia demokratike reforma ne drejtesi betohen prokuroret e spak ngritja e spak partia demokratike reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll