Politike

Ngrihet SPAK/ 8 anëtarët e parë betohen tek Presidenti. Kraja zgjidhet kryetar. SHBA e BE: Hap i rëndësishëm, do hetohen t

19 Dhjetor 2019, 09:09 Nga DOSJA
Ngrihet SPAK/ 8 anëtarët e parë betohen tek Presidenti. Kraja

TIRANË– Prokurori Arben Kraja është kryetari i ri i SPAK për 3 vitet e ardhshme pa të drejtë rikandidimi. Kraja u zgjodh me 6 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai është votuar 6 herë nga anëtarët Sandër Beci, Vatë Staka, Kristaq Beluri, Bujar Sheshi, Nurihan Seiti dhe Alfred Balla.

Dy kandidatët e tjerë Altin Dumani dhe Edvin Kondili kanë marrë nga 4 dhe 1 votë repektivisht. Burime nga KLP bëjnë me dije se për votat e dhëna në favor të Krajës ka prevaluar eksperienca në drejtim dhe menaxhim të burimeve njerëzore.

Pas zgjedhjes së kreut të SPAK, kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi tha se tanimë u plotësua edhe mozaiku i fundit i refomës në Drejtësi. Ndrësa Kraja i falenderoi të gjithë prokurorët e antarë të KLP-së, duke siguruar qytetarët se do të bëjnë gjëra të mira dhe do të jetë i ashpër me këdo që shkel ligjin.

Kraja u intervistua ditën e djeshme para KLP-së duke thënë se për të pika kyçe më e rëndësishme ishte paga e prokurorëve, pasi sipas tij SPAK s’do mund të jetë funksional nëse nuk mbështetet me financa dhe nëse nuk krijohet BKH. Sipas tij, rrogat e SPAK s’do duhet t’i caktonte qeveria por një ligj pasi në të kundërt do të cënohet pavarësia e hetuesve.

Ndërkohë puna për SPAK ka nisur paradite pasi tetë anëtarët e SPAK janë betuar sot para Presidentit Ilir Meta dhe janë zyrtarisht pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion dhe mund të nisin punën.

Elida Kaçkini,  Enkeleda Millonaj,  Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani me dorën mbi Kushtetutë kanë thënë “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.

Pas ceremonisë së betimit kanë ardhur reagimet e para ku SHBA, BE dhe Partia Demokratike kanë përshëndetur ngitjen e SPAK. Në deklaratat përkatëse theksojnë se tashmë është koha që zyrtarët e lartë të shkojnë para drejtësisë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e shba arben kraja kreu i spak betohen prokuroret e spak gara per spak luigi soreca ngrihet spak reforma ne drejtesi ambasada e shba arben kraja kreu i spak betohen prokuroret e spak gara per spak luigi soreca ngrihet spak reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll